Rreth Belindit

Belind Këlliçi (lindur më 25 janar 1987, Tiranë) është deputet i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, i zgjedhur në vitin 2021 dhe ri-zgjedhur në vitin 2025.

Ai është diplomuar në Coppin State University në Shtetet e Bashkuara me rezultate të shkëlqyera, duke u vlerësuar me titullin “Summa Cum Laude” dhe si “Studenti me mesataren më të lartë” në vitin e diplomimit. Gjithashtu është anëtar i shoqërisë akademike ndërkombëtare Sigma Beta Delta.

Në Parlament, Këlliçi ka qenë aktiv në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Tiranës, duke ngritur çështje që lidhen me transparencën, mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit. 

Misioni i tij

Misioni i tij politik është të forcojë demokracinë, të sigurojë një qeverisje të ndershme dhe të afërt me qytetarët, si dhe të krijojë mundësi të barabarta për të rinjtë dhe çdo qytetar shqiptar.

Vizioni i tij është një Shqipëri ku transparenca, përgjegjshmëria dhe respekti për ligjin janë themelet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit europian.