Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas ngjarjes së fundit ku gazetarët e emisionit investigativ “Piranjat” u sulmuan dhe u kërcënuan gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.
Këlliçi e ka cilësuar këtë një akt të papranueshëm ndaj lirisë së shtypit dhe të drejtës së publikut për t’u informuar. Ai u shpreh se veprimet e ndërmarra nga Sinan Idrizi dhe Refik Halili përbëjnë një precedent të rrezikshëm, që cenon sigurinë e gazetarëve dhe integritetin e profesionit të tyre.
Në reagimin e tij, deputeti i bëri thirrje shoqatave kombëtare dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve, si dhe institucioneve përkatëse, të ndërhyjnë menjëherë dhe të marrin masat e duhura për garantimin e sigurisë së gazetarëve dhe mbrojtjen e lirisë së shtypit në Shqipëri.
Këlliçi theksoi se gazetarët që denoncojnë shkelje dhe abuzime nuk mund të jenë objekt i presionit, intimidimit apo dhunës, ndërsa mbështetja ndaj tyre është mbështetje për transparencën dhe drejtësinë në shoqëri.
Reagimin e plotë mund t’a lexoni më poshtë:
Reagim në mbrojtje të gazetarisë investigative!
— Belind Këlliçi (@BelindKellici) September 13, 2025
Ngjarja e fundit ku gazetarët e emisionit investigativ “Piranjat” u sulmuan dhe u kërcënuan gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, është një sulm i papranueshëm ndaj lirisë së shtypit dhe të drejtës së publikut për informacion.…