Politika e Rrjeteve Sociale
Faqja zyrtare në Facebook: Deputeti Belind Këlliçi
Qëllimi
Kjo faqe shërben si burim informacioni zyrtar mbi veprimtarinë parlamentare të deputetit Belind Këlliçi në Kuvendin e Shqipërisë. Publikimet në këtë faqe do të reflektojnë vetëm aktivitetet institucionale, qëndrimet publike në cilësinë e deputetit dhe njoftime të lidhura me mandatin parlamentar.
Përmbajtja
- Deklarata, qëndrime dhe komunikata të mbajtura në Kuvend ose në kuadër të funksioneve parlamentare.
- Njoftime mbi pjesëmarrjen në seanca plenare, komisione parlamentare dhe aktivitete të tjera zyrtare.
- Iniciativa ligjore, interpelanca, pyetje parlamentare dhe çdo veprimtari që lidhet me ushtrimin e mandatit.
- Informacione për kontakt dhe shërbime ndaj qytetarëve në lidhje me rolin përfaqësues të deputetit.
Kufizimet
- Nuk do të publikohen materiale të natyrës personale, partiake apo të lidhura me fushata elektorale.
- Nuk do të shpërndahen opinione politike që nuk lidhen drejtpërdrejt me rolin institucional.
- Komentet e qytetarëve janë të mirëpritura. Ato do të qëndrojnë publike gjatë gjithë kohës.
Transparenca dhe Përgjegjësia
- Të gjitha postimet janë publike dhe synojnë të informojnë qytetarët për punën parlamentare.
- Administrimi i faqes bëhet nga stafi i Zyrës së Deputetit, në përputhje me standardet e komunikimit institucional.
- Për çështje personale ose partiake, qytetarët mund t’i referohen faqes tjetër publike: Belind Këlliçi.