Deputeti Belind Këlliçi kërkon reagim urgjent nga Kryetari i Kuvendit për nderimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha

Tiranë, Shqipëri – Deputeti dhe anëtari i Byrosë së Kuvendit, Belind Këlliçi, ka kërkuar zyrtarisht nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, që të mbajë një qëndrim publik ndaj përpjekjeve të Institutit Parlamentar për të trajtuar figurën e diktatorit Enver Hoxha si “hero i popullit”.

Në kërkesën e tij zyrtare, Këlliçi e cilëson këtë veprim si një akt skandaloz dhe fyes për çdo shqiptar që vlerëson lirinë dhe demokracinë. Ai thekson se, më shumë se 24 orë pas publikimit të rastit, mungesa e reagimit nga Kryetari i Kuvendit dhe nga mazhoranca vetëm sa e rëndon më tej përgjegjësinë e tyre politike dhe morale.

“Çdo minutë që kalon, vetëm sa e ngarkon me faj kryeparlamentarin dhe partinë në pushtet, e cila me metoda perfide mundohet të zhbëjë historinë dhe të justifikojë neodiktaturën me një rrëfim të shtrembër mbi diktatorin,” – deklaroi Këlliçi.

Deputeti thekson se Kuvendi i Shqipërisë duhet të reagojë menjëherë dhe pa hezitim, duke dënuar publikisht çdo përpjekje për të zbutur ose justifikuar krimet e komunizmit.

Në përfundim, Këlliçi e quan çdo qëndrim ndryshe nga dënimi i qartë i diktaturës “thellësisht fyes dhe kriminal ndaj dinjitetit të çdo shqiptari që e çmon lirinë, të drejtën dhe shtetin demokratik.”

###

Ndaje këtë publikim:

Të ngjashme